Skandal/Drejtori i ri socialist i Postës Shqiptarë nën hetim. Bëri emërime gjatë fushatës

Vetëm 15 ditë në detyrë dhe ka bërë 30 emërime të jashtëligjshme. Vangjush Andoni, kreu i ri i Postës Shqiptare u padit sot në prokurori nga zëvendëskryeministrja  Ledina Mandija.  Andoni u emërua nga Partia Socialiste pas shkarkimit që ju bë ish-drejtorit Maljind Lazimi. Lazimi u largua pa motivacion të qartë. Ndërsa, Andoni, një anëtar i forumeve të PS-së u emërua me idenë e mospërdorimit të institucionit në zgjedhje. Por duket se qëllimi real i vendosjes së tij në këtë institucion ka qenë pikërisht e kundërta, futja në punë e socialistëve.

Në fakt, brenda 15 ditësh të gjithë urdhrat e drejtorit të ri rezultojnë të jashligjshëm dhe për më tepër politikë.

Njoftimi i plotë i Zëvendëskryeministres

Swiss Digital Desktop Reklama

Zëvendëskryeministrja Ledina Mandija, në cilësinë e kryesueses së Task Forcës, i ka kërkuar  sot Prokurorit të Përgjithshëm hetimin e plotë dhe të gjithanshëm ndajveprimeve arbitrare të drejtuesve të shoqërisë Posta Shqiptare sh.a, tëcilët gjatëperiudhës së fushatës zgjedhore nga data 25.5.2017 e deri më sot, po bëjnë lëvizje masive të pajustifikuara të punonjësve të shoqërisë në qendër dhe në filialet e saj në rrethe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas urdhrave të shkarkimeve të vëna në dispozicion të zëvendëskryeministres janëtë paktën 30 (tridhjetë) raste të tilla, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që numri real i lëvizjeve të punonjësve të jetë edhe më i madh. Grupi i verifikimit në pamundësi për të marrë informacionin nga drejtori i shoqërinë Posta Shqiptare sh.a,  i siguroi të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme të Tatimeve (DPT), e cila konfirmoi faktin se pas datës 25.05.2017 janë larguar nga puna 22 punonjës dhe janë emëruar rishtaz 27 persona.

Referuar këtyre fakteve ekziston dyshimi i arsyeshëm se këto lëvizje masive të pajustifikuara të punonjësve gjatë periudhës së fushatës zgjedhore po bëhen për qëllime politike. Në këto kushte,  zyra e zëvendëskryeministres vlerëson se lëvizjet masive të pajustifikuara ligjërisht të punonjësve të shoqërisë në qendër dhe në filialet e saj në rrethe në një periudhë relativisht të shkurtër dhe për më tepër gjatë fushatës zgjedhore, janë në kundërshtim me dispozitat e Kodit të Punës, por edhe me përcaktimet e bëra në nenin 88 të Kodit zgjedhor. Zyra e zëvendëskryeministres vlerëson se,ekziston dyshimi i arsyeshëm se Drejtori i Përgjithshëm dhe persona të tjerë drejtues të shoqërisë, me veprimet dhe mosveprimet e tyre të kryera me dashje duke vepruar në kundërshtim me ligjin, kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”dhe“Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” të parashikuara përkatësisht nga neni 248 dhe neni 328/a të Kodit Penal

Për këto arsye, bazuar në pikën 31 gërma -ë)- të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.473, datë 01.06.2017,zëvendëskryeministrja ia ka referuar këtë rast  Prokurorisëpër kryerjen e veprimeve të nevojshme hetimore, për verifikimin dhe vlerësimin e tij, me qëllim ushtrimin e funksionit kushtetues të ndjekjes penale.  Zyra e zëvendëskryeministres Ledina Mandija vlerëson se, pavarësia politike e administratës shtetërore është e lidhur drejtpërdrejtë me nevojën për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të shtetasve, të cilëve u ofrohet shërbim si edhe me nevojën për të garantuar parimet e neutralitetit, paanshmërisë dhe integritetit të nëpunësve të administratës shtetërore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?