Skandali/ Leli i Vlorës i jep dy muaj në përdorim sheshin publik Partisë Socialiste, në shesh vetëm Rama

Bashkia e Vlorës vihet nën akuzë se i jep në përdorim një partie politike një shesh publik, për dy muaj për qëllime elektorale.

Gjithçka vërtetohet nga një shkresë zyrtare të kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Lela e cila mban datën 7 qershor.

Në përgjigjen që kryebashkiaku i Vlorës i ka dhënë Lëvizjes Socialiste për Integrim, bën me dije se sheshi para pallatit të sportit “Flamurtari” nuk është i lirë për takime elektorale, pasi i është dhënë në përdorim një tjetër subjekti politik për dy muaj (Partisë Socialiste).

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në përgjigje të kërkesës suaj ju sqarojmë se Bashkia Vlorë me shkresën nr. 3314/1 datë 5.05.2017 i ka dhënë leje një subjekti tjetër për përdorim nga data 01.05.2017 deri më datën 30.06.2017 sheshin para Pallatit të Sportit “Flamurtari” Vlorë për qëllime elektorale”, – shkruhet në dokumentin që mban firmën e kryebashkiakut Dritan Leli.

Swiss Digital Mobile Reklama

Madje kryebashkiaku sugjeron që të bëjë kërkesë për përdorimin e ndonjë tjetër ambienti në qytetin e Vlorës, siç mund të shihet në shkresën që gjeni bashkëngjitur.

Sipas shkresës në fjalë sheshi i është dhënë në përdorim subjektit politik që më datën 1 maj 2017, një muaj para nisjes së fushatës elektorale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?