Skandali/ Ushtria përdoret për vota, 98 kuksianë e tropojanë gradohen major 1 javë para zgjedhjeve

Një ushtarak shqiptar me rang në hierarkinë e ushtrisë shqiptare ka nxjerrë zbuluar skemën që po përdor Mimi Kodheli për të marrë sa më shumë vota në Qarkun e Kukësit duke abuzuar në mënyrë flagrante me postin e Ministrit të Mbrojtjes dhe me Ushtrinë Shqiptare. Emrin e ushtarakut duam ta mbajmë anonim por denoncimi i tij lehtësisht i verifikueshëm na ka skandalizuar:

Doja te denoncoja tek ju abuzimin me te fundit qe po bën rilindësja Kodheli. Në mënyrë flagrante duke e shfrytëzuar për marrje votash ajo ka dyfishuar kuotat e gradave në ushtri vetëm për përfitime elektorale. Kështu psh nga 52 majorë që ishin kuotat ne fillim tani disa dite para zgjedhjeve i kane çuar ne 150. Dhënia e këtyre gradave në këtë mënyrë e përsëris është dhënë vetëm për përfitime elektorale pasi pjesa me e madhe te graduarve janë nga Kukësi dhe Tropoja ku ajo ka kandidaturën.

Dhënia e kaq shume gradave dëmton jo vetëm meritokracinë, por gjithashtu edhe sistemin e piramidës në ushtri. Nuk ka nevojë për kaq shumë majorë në ushtri pasi nuk ka vende në organikë për ta dhe e dyta nëse këtë vit u dhanë kaq shumë vitin tjetër nuk jepet asnjë gradë duke i penalizuar mbi 200 kapitenë. Shpresoj që ju të ngrini zërin për këtë abuzim që po bëhet në ushtri ashtu siç e keni ngritur zërin gjithmonë kur është bërë fjalë për ushtrinë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?