Skavica, tradhtia më e madhe kombëtare në historinë e Shqipërisë

Nga Geri Selenica/

Uji dhe energjia janë dy elementët kryesorë të jetës. Mirëmenaxhimi i tyre është menaxhimi i jetës dhe i kombit. Marr shkas për këtë analizë nga Vendimi i Qeverisë për dhënien me koncesion një firme private të HEC Katundit të Ri (Skavicës).

Por ç’është HEC Skavica:

-Lumi Drin ka 50% të rezervave ujore të Shqipërisë dhe energjia e marrë në Drin është 3-4 herë më e lirë se në Vjosë dhe shumë më e lirë se në lumenjtë e tjerë.

-HEC Skavica është vepra energjetike më strategjike dhe rezervuari ujor më i rëndësishëm i Shqipërisë (më i madhi në Europë), 7 miliardë m3 ujë.

-Liqeni i Skavicës (sipërfaqe 100km2, gjatësi 100km) do të ndryshonte pozitivisht klimën dhe ekosistemin në Shqipëri duhet zhdukur krejtësisht rrezikun e thatësirës, me efekt të ngjashëm me atë të digës së Aswanit në Egjipt;

-HEC Skavica disiplinon përfundimisht problemin e përmbytjeve në ultësirën Shkodër/Lezhe. Nëse nuk do të ishte Kaskada e Drinit, në 7.1.2016 Drini kishte prurje 3’000m3 në sekondë dhe Shkodra do të qe krejtësisht e përmbytur;

-HEC Skavica me digë të madhe 485m është i vetmi variant zyrtar i aprovuar me vendim Qeverie të vitit 1961 dhe është ratifikuar në 2 marrëveshjet e ujërave me Jugosllavinë të vitit 1956 dhe 1961 (që janë ende të vlefshme me Maqedoninë);

-Si pasojë e shpyllëzimeve është përshpejtuar mbushja e digave me aluvione. Konkretisht HEC Fierzës është mbushur 20% e rezervuarit me aluvione dhe jetëgjatësia e tij është rreth 50 vjet. Ç’ka e bën të domosdoshme nevojën afatgjatë të një rezervuari më të madh në rrjedhën e sipërme, si HEC Skavica.   Ne

Krejt për arsye korruptive nga qeveria e vitit 2003, në pamundësi që një investitor privat (TGK) të bënte HEC Skavicën zyrtare, konsideroi edhe 2 variante më të vogla (studimi Sogreah), por që zyrtarisht s’u aprovuan kurrë:

Varianti i HEC        Lart. digës     Fuqia      Prodhimi           Volumi ujit të liqenit

Skavica Maksimal        485m     390MË   2 mlrd MWh 7 mlrd m3        100%

Skavica i Mesëm  445m                    3 mlrd m3     43%

Skavica Minimal   Katund ri        57MË     200 mln MWh      400 mln m3  6%

Diferenca Maks-Min          333MË   1,8 mlrd MWh      6,5 mlrd m3        91%

Fierza            500MË   1,5 mlrd MWh      2,3 mlrd m3  33%

Koman          600MË   2 mlrd MWh 450 mln m3  6%

Vau i Dejës           250MË   1 mlrd MWh 500 mln m3  7%

Ashta             53MË     240 mln MWh             1%

Kaskada e Drinit SOT          1403MË 4,7 mlrd MWh      3,3 mlrd m3        47%

Kaskada Drinit TOTAL        1800MË 6,7 mlrd MWh      10,3 mlrd m3        313%

a – Varianti maksimal është ende në fuqi me digë 220m, me lartësi liqeni në 485m, 390MË, me prodhim 2 miliardë MWh/vit, me rezervuar ujor 7 miliardë m3 ujë.

b – Varianti i mesëm është deri në kufirin me Maqedoninë në lartësinë 445m dhe do të krijonte një rezervuar ujor 3 miliardë m3 (43% e variantit të madh).

c – Varianti minimal (i aprovuar së fundmi nga qeveria)është me 2 HEC-e të vegjël me rezervuarë ujorë në total 5 herë më pak se varianti maksimal.

Problemi kryesor i këtij vendimi të qeverisë nuk është korrupsioni, por rrugëzgjidhja inxhinierike. HEC Skavica nuk është një HEC norma l(pasi fuqia e tij gjeneruese është më e vogël se e Fierzës dhe Komanit), por është një rezervuar ujor strategjiko-kombëtar, 3 herë më i madh se Fierza ose 2 herë më shumë se e gjithë Kaskada e Drinit.

Problemet inxhinierike e menaxheriale që krijon HEC Katundi i Ri janë:

1 – Ndërtimi i tij e bën absolutisht të pamundur ndërtimin e HEC Skavica e Madhe, duke shkatërruar përfundimisht pasurinë më të madhe ujore kombëtare prej 7 miliardë m3 ujë.

2 – Fuqia e instaluar në HEC Katundi i Ri (57MW) e kthen Drinin e Zi në një përrua, duke shkaktuar humbje të mëdha energjetike (200 milionë euro në vit).

3 – Për të rritur efiçencën energjetike, Kaskada e Drinit kërkon një menaxhim të integruar nga një operator (KESH), ç’ka rrit efiçencën energjetike në 10%.

4 –Duke qenë se HEC Skavica është një rezervuar ujor dhe jo një HEC i zakonshëm nuk mund t’i jepet një konçesionari, që ka interes të prodhojë energji, ndërsa KESH ka interes të ruajë energji. D.m.th kanë dy qëllime krejt të kundërta. Pra ky model është kundër interesit publik. Për këtë arsye janë tërhequr investitorët më të fuqishëm në Europë (ENEL, RËE, EVN).

5 – Faktikisht është dhënë HEC Ashta me koncesion. Por dhënia me koncesion edhe e hidrocentralit të sipërm të kaskadës e fut KESH-in në një sanduiç midis dy privatëve dhe e bën shumë të pa menaxhueshme kaskadën e Drinit. Interesi publik e do që Skavica të jetë vetëm pronë e KESH-it.

6–Në se do të binim dakord që do të bëheshin 2 ose 3 HEC-e të vogla, Katundi i Ri është vendi më i mirë për të ndërtuar HEC dhe e ul shumë interesin potencial për HEC-et e tjera të vogla mbi Drinin e Zi. Pra faktikisht në vend të HEC Skavicës së Madhe mbi Drinin e Zi do të mbetej vetëm HEC Katundi i Ri!

7 –VKM nr.1068, dt.23.12.2015 ka shkelje juridike, pasi qeveria duhet të shfuqizojë VKM-në e vjetër, pastaj të marrë një vendim të ri me të njëjtin objekt.

8 – Qeveria nuk ka bërë dëgjesa publike me popullsinë e Dibrës dhe të vlerësojë seriozisht ndikimin social e ambiental të gjithë varianteve, sipas standardeve më të larta të përcaktuara nga “Hydropoëer Sustainability Assessment Protocol” (http://www.hydrosustainability.org/). Në fakt Skavica e Madhe përmbyt 10% të Dibrës dhe popullsia është e terrorizuar nga kjo ide. Por me një vizion të përpunuar me ekspertë nga më të mirët në botë, një liqen i madh do ta bënte Dibrën Zvicër.

9 –“Procedura e juridike” e dhënies me koncesion një firme “mike” të një aseti publik është mëse e mirënjohur në Shqipëri. Qeveria po e çon në ekstrem traditën korruptive të qeverive pararendëse, por për mua kjo është dytësore në këtë rast. Unë jam në dijeni që qeveria shqiptare ka marrë propozime (bile ka firmosur Letra Mirëkuptimi) për ndërtimin e Skavicës së Madhe si pronë e KESH nga 3 kompanitë më të mëdha në Kinë dhe në botë (PoëerChina, GeZhouBa dhe Norinco), që i propozuan qeverisë shqiptare (KESH-it) financimin 100% të Skavicës së Madhe (1 miliard euro), me një kredi të butë 35 vjeçare, 7 vjet ‘grace period’ dhe në vazhdim 2% në vit interes. Por qeveria shqiptare edhe pas më shumë se një viti nuk i ka kthyer asnjë përgjigje propozimeve kineze. Disa ministra ma kanë thënë troç që Rama ja ka premtuar Skavicën turqve. Pra turqit kanë pasur 2 vjet kohë që të përgatisin “Propozimin e Pa kërkuar”, kur që çdo firmë tjetër s’është lejuar të marrë pjesë. Tani Ministria e Energjetikës mund ta bëjë ‘tenderin’  “brenda ligjit”.

KESH është shprehur me shkrim kundër dhënies me koncesion të HEC Katundi i Ri, pasi dëshiron që Skavicën ta ndërtojë e administrojë vetë, por qeveria e ka parë të arsyeshme të mos e marrë parasysh pozicionin e KESH, por të AKBN (të dy inxhiniereve partiake pa eksperiencë)!!!

10– Nga ana politike, për vetë rëndësinë strategjike, HEC Skavica kërkon një konsensus të plotë midis forcave politike kryesore, pasi flasim për një vendim me efekte shekullore në ekosistem, ekonomi dhe shoqëri.

Për motive të tilla janë bërë dhe do të bëhen shumë luftëra, kështu që një vendim kaq strategjik politik kombëtar nuk mund të merret nga dy mësues (vizatimi dhe anglishte), stimuluar nga avujt e alkoolit të verërave 50’000 euroshe dhe nga shoqëria galante në hotelet luksoze të Stambollit! Mungesa e seriozitetit e profesionalizmit në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, nga ana e Kryeministrit Rama, janë shumë të qarta, që nga politikat ekonomike ekstreme anarkiste e neoliberale, që nuk kanë pikë lidhje me politikat socialdemokrate apo me zhvillimin e qëndrueshëm afatgjatë. Por Skavica është qershia mbi tortë e vizionit dhe mënyrës së qeverisjes së Edi Ramës, sepse tregon paaftësinë totale në planifikimin strategjik kombëtar, në inxhinieri dhe në ndërtimin e shtetit, tregon shterpësinë e vizionit të tij ekonomik, si dhe është vazhdimësi e metodave të tij korruptive dhe naive të thithjes së investimeve të huaja, që deri më sot i kanë rezultuar krejtësisht jo produktive (pasi ka zero investime). Në se do të qe thjeshtë korrupsion, nuk do të na kishte ndezur llambën e kuqe, pasi ai vetëm këtë metodologji di prej 15 vitesh. Por shkatërrimi i asetit më strategjik të ekonomisë kombëtare, shkatërrimi i punës më të madhe inxhinierike të bërë për dekada të tëra, HEC Skavica, është një vijë demarkacioni, që ka pasoja të pariparueshme kombëtare për breza të tërë, të cilën edhe ai vetë me ministrat e tij, nuk arrijnë ta kuptojnë për shkak të formimit, edukimit dhe moralit të cunguar.Imagjinoni: Edi Rama “Laboratorin Hidraulik” (që e ka çdo shtet) do ta kthejë në “Qendër Arti” (ndërkohë që, në një pjesë një miku i tij i ngushtë deputet “socialist” ka ndërtuar një pallat). Ndërsa modelimet e shkarkimit të ujërave inxhinierët e KESH-it po mundohen t’i modulojnë në qiell të hapur tek “Bregu i Lumit”!!!

Edi Rama me aferën Skavica s’është thjesht një “KRYEGRABITËS“ i burimeve natyrore (d.m.th. merr atë që të leverdis sot pa menduar për nesër), siç është bërë traditë politike këtu, por ai ka kaluar vijën e kuqe të interesit strategji kombëtar. Strategjikisht shkatërrimi i rezervës më të rëndësishme ujore të Shqipërisë është tradhtia me e madhe kombëtare në historinë e Shqipërisë, shumë më e madhe se falja e Shën Naumit Jugosllavisë apo tentativa për dhënien e detit Greqisë.

SHKARKO APP