Skedina/Basti 15 mijë euro për Shqipërinë

Një ndeshje futbolli nuk ndiqet vetëm si sportdashës, por edhe si lojtar bixhozi që pret ndeshje të caktuara për të fituar disa lekë më shumë nga skedinat.

Fitorja  e Shqipërisë 2:1 ndaj Maqedonisë, në hapje të eliminatoreve për Rusi 2018 nuk ka gëzuar vetëm shqiptarët anembanë botës por edhe boshnjakët.

Një bastvënës në Bosnjë e Hercegovinë, në mesin e 22 ndeshjeve të vendosura në  listën e tij e kishte edhe ndeshjen Shqipëri – Maqedoni (1.65).

Boshnjaku mbrëmë kishte qëlluar rezultatet e 21 ndeshjeve dhe ishte në pritje të fitores së kombëtares “kuq e zi”.

Kjo ndodhi në minutën e 90 kur Bekim Balaj e mposhti Zahovin. Kështu bastvënësi nga Bosnja e Hercegovina, për 1 KM të investuar fitoi 28.932 KM, ose rreth 15 mijë euro. /Lajmi i fundit/.

SHKARKO APP