Skema e Investimeve, ministrja Denaj: 1,5 milionë lekë për hektar për rrjetat antibreshër

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri me dije se fermerët po mbështeten me financim për rrjetat antibreshër, për të mbrojtur prodhimin bujqësor nga risku i kushteve klimaterike. Për të me skemën e re të investimeve, financojmë rrjetat për mbrojtjen nga breshëri në blloqet ekzistuese me pemë frutore, agrume dhe vreshta, për sipërfaqe nga 1 ha deri në 5 ha.

Denaj u bëri thirrje fermerëve që të aplikojnë deri më 30 shtator në zyrat qendrore të AZHBR, në Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 për 50% grant për instalimin e rrjetave antibreshër në blloqe ekzistuese me pemë frutore, agrume apo vreshta.

“Financojmë 50% e vlerës totale, deri në 1.5 mln lekë për hektarë. Përmes përfitimit të 50% grant nga skema dhe kombinimit me Kredinë e Butë me interes vetëm 2% dhe garanci sovrane prej 70% të kolateralit, siguroni financim të plotë për të gjithë investimin”, u shpreh Denaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministrja tha se me këtë skemë, mbështeten fermerët në përballimin e sfidave të klimës dhe garantohen prodhime cilësore për një bujqësi të qëndrueshme konkurruese në tregjet ndërkombëtare. Sot përdorimi i rrjetave antibreshër lejon fermerët që të mbajnë një furnizim të vazhdueshëm në treg duke ulur rrezikun e humbjes së prodhimit, siguron rritjen e cilësisë, minimizimin e demit, uljen e shpenzimeve agroteknike, etj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?