Skema e re e ndihmës ekonomike. Banka Botwrore: Nga reformat të identifikohen gabimet e së kaluarës

Qytetarët që janë pjesë e ndihmës ekonomike dhe ata, të cilët duan që të aplikojnë, tanimë do t’i nënshtrohen një skeme të re, ku i gjithë dokumentacioni do të ofrohet nga administratorët e bashkive.

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, prezantoi sot skemën e re të ndihmës ekonomike, qe sipas tij, shmang sorollatjet e familjarëve për të plotësuar dokumentacionin.

Ndërsa, përfaqësuesi i Bankës Botërore në Shqipëri, Tahseen Sayed tha se e rëndësishme është efiçenca e reformave. Duke theksuar se Shqipëria ka nevojë për politika të reja, Tahsen tha se duhet të identifikohen gabimet në të kaluarën me skemën e ndihmës ekonomike.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shqipëria ka nevojë për politika të reja. Duhet të modernizohet administrata. Tashmë është anashkaluar situata kur punohej me dosje. Ka rëndësi të krijohet baza e të dhënave. Synimi ynë është që sistemi të ishte më transparent. Duhet të identifikohen gabimet në të kaluarën me skemën”, tha Sayed.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?