Skema e re e ndihmës ekonomike, Klosi: Nuk përjashtohen ata që kanë lavatriçe

Ministria e Rinisë dhe Mirëqenies Sociale ka paraqitur një skemë të re për ndihmën ekonomike për familjet në nevojë.

Duke e konsideruar shndërrimin e skemës ekonomike nga pasive në aktive, ministri Klosi sqaroi konkretisht se çfarë do të përmbante skema e re.

“Nuk do të përjashtohet asnjë nga skema e ndihmës ekonomike, që ka tv lavatriçe, makinë, apo qoftë nëse ka një pagë minimale. Të gjithë ata që nuk kanë të ardhura të mjaftueshme nuk përjashtohet nga ndihma ekonomike”- tha ministri.

Në skemën e re hiqen kriteret diskriminuese, duke lehtësuar procesin dhe duke thjeshtuar dokumentacionin. Rritet masa mesatare e ndihmës ekonomike për familjet nga 3500 lekë në 5600 lekë në muaj. Përkujdesi ndaj atyre që kanë nevojë është pjesë e një programi të plotë, atij i mbrojtjes sociale, ku përfshihen të gjitha përfitimet për familjet në nevojë.

Përfitimet -sipas Klosit- janë disa llojesh:

-pagesë mujore për familjet e jetimët.

-viktimat e trafikimit dhe familjes me shumë fëmijë të lindur njëherësh.

-Pagesë mujore për çdo person me aftësi të kufizuar.

-Pagesë mujore për kujdestarinë e personave me aftësi të kufizuar.

-Pagesë shtesë mujore për çdo fëmijë të familjes me ndihmë ekonomike me qëllim nxitjen e arsimimit.

-Pagesë shtesë për mbulimin e vaksinimit të fëmijëve.

-Kompensim dyfish për energjinë elektrike për familjet në skemën e ndihmës ekonomike, për familjet me të ardhura të ulëta, për pensionistët dhe invalidët e punës.

-kompensim për telefoninë fikse.

-Bursa për fëmijët e familjeve në nevojë, për fëmijët e komunitetit rom, për fëmijët e familjeve me aftësi të kufizuar dhe jetimët.

-Një familje në nevojë pra do të mund të ketë mbi 80 mijë lekë në muaj.

Ministri tha gjithashtu se familjet me ndihmë ekonomike nuk mund të trajtohen përjetësisht me këtë ndihmë.

“Ndihma për t’u riintegruar është ajo që këto familje kanë nevojë. Çdokujt që i përket skemës së ndihmës ekonomike, Shërbimi Kombëtar i Punësimit po përgatit një paketë të plotë tre oferta punësimi në sektorë të ndryshëm në kualifikimet e tyre. Në mungesë të kualifikimit, qendrat tona të kualifikimit social, qendrat tona të shndërruara në qendra multifikunksionale, ofrojnë kualifikim falas për këto familje. Këtë skemë do ta kenë përditë në dorë”- u shpreh Klosi.

SHKARKO APP