Skemat piramidale online, Erion Braçe: Mos u bëni pjesë e krimit, ndaloni kërcënimet ndaj viktimave

Deputeti i PS, Erion Braçe vijon opozitën kundër tre skemave piramidale online, Xuexa, Txex dhe Grokr duke bërë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme të aktivitetit të tyre.

Për të Policia e Shtetit përmes Drejtorisë së Krimit Kibernetik dhe asaj të Krimit Ekonomik e Financiar, së bashku me Agjencinë për Sigurinë Kibernetike dhe AKEP, kanë nisur bllokimin e aksesit në këto platforma mashtruese dhe po kryejnë hetime të thelluara për organizatorët dhe rekrutuesit.

Qindra qytetarë shqiptarë po bien pre skemave të reja piramidale, ku u propozohet të blejnë kriptomonedha që nuk ekziston ose u kërkohet që të investojnë para me pretendimin se brenda 45 ditësh ato do të marrin 2-fishin e parave të hedhura.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Beteja me Piramidat Online: XUEXa, Txex, Grokr! Tre agjenci shtetërore, Policia e Shtetit (përmes Drejtorisë së Krimit Kibernetik dhe Drejtorisë së Krimit Ekonomik dhe Financiar), Agjencia për Sigurinë Kibernetike dhe AKEP janë përfshirë në veprime të drejtpërdrejta kundër tre skemave piramidale online.

Prioriteti i tyre sot ka qenë: Bllokimi i aksesit në këto piramida brenda territorit shqiptar; Hetime konkrete dhe të thelluara ndaj organizatorëve, përhapësve, agjentëve dhe rekrutuesve të viktimave brenda këtyre skemave. Deri në këtë orë, kompanitë kryesore të shërbimit të internetit në vend kanë mbyllur aksesin në këto skema. Kam një thirrje të drejtpërdrejtë për dy kompani interneti që mbulojnë kryesisht Divjakën: “Endi Internet” dhe “Luva Group”. Bindjuni menjëherë urdhrit të AKEP për të bllokuar aksesin në tre skemat piramidale online, tani!

Mos u bëni pjesë e krimit! Për Agjentët e XUEXa në Divjakë e Lushnjë: Po lexoj komunikimet në grupet tuaja. E para, kuptoni që po flisni me robotin Leo Smith, jo me një nga ju. Mjafton të shihni gjuhën e përdorur për ta kuptuar këtë. Thirrja ime është e qartë: Prioritet tani është që ju të ndaloni aktivitetin, jo vetëm në grupe në Telegram e WhatsApp, por edhe të ndaloni menjëherë kërcënimet ndaj viktimave që duan të dalin nga skema piramidale.

STOP! Fuqia e ligjit po vjen tek ju. Thirrje për çdo banor të Divjakës dhe Lushnjës: Vazhdoni të largoheni nga XUEXa dhe çdo piramidë tjetër online. Shpëtoni veten dhe kursimet tuaja! Kjo nuk është asgjë ndryshe nga skema e Rrapush Xhaferrit vetëm se tani është online, jo në letër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?