Smartphone me dy ekrane, shiten 100 mijë njësi për 57 sekonda

ZTE demonstroi javën e kaluar implementimin e një ekrani të dytë në modelin Nubia X. Smartphone ka dalë në shitje me tre ngjyra dhe tre konfigurime memorie.

Për këtë model të ri telefoni, deshën vetëm 57 sekonda për t’u shitur 100,000 njësi. Lajmin e dha kompania përmes një postimi në rrjetin social Ëeibo. Raundi i dytë i shitjeve do të fillojë më 11 Nëntor.

Çmimet e telefonit fillojnë nga 473 dollarë për modelin me 6GB RAM/64GB memorie, në 530 dollarë për modelin 8GB RAM/128GB memorie dhe 602 dollarë për modelin 8GB RAM/256GB memorie.

SHKARKO APP