Sofia apo Orinda Huta? Cili është fiksimi i Çanit

Vajza me sy blu tashmë zëvendëson Sofinë në “Zonë e lirë”, një karakter që prej pesë vitesh e luante Romina Alku, e cila vendosi të largohej nga emisioni i ndjekur.

Ndërkohë, Sofia e re është 19-vjeçarja Andonia Dobi nga Gjirokastra, studente e vitit të parë në Tiranë, në degën e biokimisë. Pasi u postuan fotot e saj të para në rrjetet sociale, komentuesit u çuditën nga ngjashmëria në portret e Andonias, me këngëtaren Orinda Huta, sidomos në disa foto ku ato pozojnë me flokë të mbledhura.

I njëjti shikim i thellë blu, formë buzësh dhe linja në portret aq si disa komentues e kanë konsideruar klonin e Orindës, e cila aktualisht shfaqet po ashtu në ekran si një nga moderatoret e emisionit të pasdites në “Vizion Plus”.

Vetë modelja është shprehur se Çani i bën shumë komplimente që pas puntatës së parë. “Je një yll, perlë, e shikon që funksionoi”, kanë qenë fjalët motivuese të tij drejtuar Sofisë së re, ndërkohë që i ka dhënë edhe shumë këshilla për pamjen pasi sipas vetë asaj, ka disa gjëra për të rregulluar.

Andonia po ashtu ka qenë e ftuar më parë edhe nga Turjan Hyska, bashkë me disa modele të tjera në emisionin e tij “Oktapod”.

Story.al

SHKARKO APP