Sokol Nano në lamtumirën e të atit: Më dha mësim me forcën e shembullit. Ai më mësoi gjithçka, edhe ringrtjen
Sokol Nano, djali i ish-kryeministrit Fatos Nano, mbajti një fjalë të shkurtër të ndjerë gjatë ceremonisë së lamtumirës për të atin.
Në fjalën e tij, ai tha se babai i tij iku nga kjo botë, por jo fizikisht.
Ai tha se do ta kujtojnë si baba, por edhe si burrë i rrallë shteti që vuri atdheun para vetëvetes.
“Iku nga kjo botë vetëm fizikisht. Im atë ishte i pari që më foli për demokracinë, i pari që nuk e kishte frikë humbjen sepse ai ishte një kalorës. Më dha mësim me forcën e shembullit. Ai më mësoi gjithçka, edhe ringrtjen”, tha Sokol Nano, djali i Fatos Nanos.
Në fjalën e tij, Sokol Nano, theksoi gjithashtu se e kujtoi babain si një udhëheqës dhe mentor jetësor.
“Ai më mësoi shumëçka, garën e vërtetë, udhëheqjen si përgjegjësi, ringritje. Ishte njeri shumë dimensional, më foli për gjithçka, Shqipërinë europiane dhe lirinë, sepse ai e donte demokracinë si frymë dhe jo si slogan. Ai besonte se politika shkonte përtej luftës personale. Ai mbolli kulturë dhe qytetari. Ishte i butë dhe tolerante më gjithkënd që mendonte ndryshe. Brilant në argument. I ashpër dhe i drejtë kur kërkohej vendim dhe kurajoz në vendimmarrje për të ardhmen e vendit”, tha Sokol Nano.
“Sot i them lamtumirë tim eti dhe faleminderit për trashëgiminë e vyer, që na la. Faleminderit kampion për guximin, kulturën dhe qytetarinë dhe zemrën. Për lirinë që na mësove. Ne do të kujtojmë si baba, si shok dhe si burrë i madh shteti që vuri përgjegjësinë përballë vetes”, tha Sokol Nano.
KOHA JONË SONDAZH

