Sondazhet e IPR Marketing. Artur Zheji: Dyshoj te sondazhi
IPR Marketing ka publikuar këtë të mërkurë në bashkëpunim me OraNews sondazhin e dytë në 3 qarqe, Elbasan, Durrës dhe Fier ndërsa ka pasur edhe një sondazh në rang kombëtar. Nga një javë më parë vihet re një rritje e dy partive të mëdha. Artur Zheji shprehu mosbesim te sondazhi i kryer nga një kompani call centeri.
Nga të dhënat vihet re se PS merr 45% të votave, PD renditet e dyta me 37% të votave. Vjen e treta LSI me 13% të votave ndërsa e pesta LIBRA me 2% e ndjekur nga PDIU me 1.5%. nuk ka një projektim mandatesh deputetësh në rang kombëtar.
REZULTATET PER FIERIN
Qarku i Fierit konfirmon bindjet e majta. Nëse qytetarët fierakë do të votonin sot, PS do të merrte 54.7% të votave ose 9-10 mandate deputetësh nga 16 në total që ka ky qark.
Krahasuar me 2013, PS ka një rritje në përqindje. Në 2013 kishte marrë vetëm 44.2%.
Partia Demokratike do të merrte vetëm 24.7% ose 4-5 mandate. Në 2013 demokratët kishin marrë 22.9%.
LSI ka marrë vetëm 9.6% të votave ose 1-2 mandate. Në 2013 mori 9.7% të votave.
LIBRA e Blushit ka marrë 3.6% të votave ose 0-1 mandate.
PDIU 3% të votave ose 0-1 mandate. Kjo parti ka një rënie krahasuar me 2013 ku kishte marrë 4.5% të votave.
Rënie ka shënuar edhe PR që merr vetëm 1% të votave nga 1.9% në 2013, por nuk kalon pragun elektoral bashkë me partitë e tjera të vogla, të cilat nuk marrin asnjë mandat deputeti. Të pavendosur jane shprehur 12.5% te votuesve.
Në sondazh janë intervistuar 1000 persona të ndarë sipas gjinisë, moshës, vendbanimit. Telefonatat janë zhvilluar nga telefonat fiks dhe celular. Për të marrë përgjigjet është përdorur një Call Center nga e cila mund të telefonojnë telefonat celular dhe fiks. Për të zbuluar se në cilën zonë janë zgjedhësit, janë pyetur se ku banojnë.
REZULTATET E DURRESIT
Në qarkun e Durrësit udhëheq sërish PS me 42.2% duke marrë të paktën 6 mandate. Vihet re një rritje e PS-në në krahësim me vitin 2013 kur mori vetëm 39.2% të votave.
Në vend të dytë sërish mbetet PD me 35.5% dhe për të mund të kalonin 5 mandate. Në 2013-ën PD mori vetëm 34% të votave dhe bashkimi partive të vogla nuk ka sjellë ndonjë rritje të madhe.
Ndjek LSI me 12% të votave që do të merrte 1 ose 2 mandate. Edhe LSI vjen me rritje pasi 4 vjet më parë mori 7.5% të votave.
LIBRA vjen në vendin e katërt duke pretenduar të nxjerrë një mandat.
Edhe PDIU pretendon të nxjerrë një mandat në këtë qark.
Ka pësuar një rënie të madhe PR që nga 6% në 2013-ën duke nxjerrë një deputet ka marrë vetëm 1 % të votave. Kjo lidhet ndoshta me largimin e Agron Dukes dret Partisë Agrare Ambjentaliste.
Nga 1000 persona të intervistuar, 18.5% jane shprehur ende te pavendosur se per ke do te votojne.
REZULTATI PER ELBASANIN
Në qarkun e Elbasanit udhëheq sërish PS me 49.8 % duke marrë të paktën 7 mandate deputetësh. Vihet re një rritje me 6% e PS-në në krahasim me vitin 2013.
Në vend të dytë sërish mbetet PD me 29.8% dhe për të mund të kalonin 4 mandate në parlament.
Ndjek LSI me 10% të votave që do të merrte 1 ose 2 mandate.
Në vend të katërt është PDIU me 5.5% të votave dhe pretendon të nxjerrë një mandat deputeti në këtë qark.
LIBRA vjen në vendin e pestë duke pretenduar të nxjerrë një mandat.
Nga 1000 persona të intervistuar, 14.5% janë shprehur ende te pavendosur se për ke do te votojnë./lapsi.al/