Sondazhi Gallup/ Manjani: Shteti në drejtim të paditur, vendi në shpopullim

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar ndaj sondazhit të Gallup, sipas të cilit rreth 56 % e shqiptarëve janë shprehur për t’u larguar nga Shqipëria.

Përmes një komenti në rrjetet sociale, Manjani shkruan se sonadazhi tregon se jemi në një gjendje alarmante dhe se politika bën gërr-mërr pa kuptim.

Manjani nënvizon se shteti është në drejtim të paditur dhe se vendi po shkon drejt një shppullimi.

“Alarmante! Po çojmë vendin në shpopullim! Dërdëllisim kot në politikë. Shteti është në drejtim të paditur! Gërr mërr pa kuptim! Politika po përzë njerëzit nga vendi i tyre! Nuk jemi në luftë me askënd! Kërkohet siguri, mirqenie e shpresë. Asnjëra nuk garantohet! Turp e faqja e zezë, për të gjithë ata që drejtojnë! Ky është dështim! Kjo politikë quhet ANTI-KOMBËTARE!”, shkruan Manjani.

SHKARKO APP