Sony rikthen robotin inteligjent, kryen të njëjtat veprime si qeni
Kompania Sony tronditi gjithë botën me krijimin e robotit Aibo para një dekade, që ngjante si një qen i vërtetë.
Shitja e tyre u ndërpre në vitin 2006 prej shkëputjes të gjigantit teknologjik japonez. Tani, Sony është rikthyer me Aibo, një robot inteligjent që mëson si të bashkëpunojë me pronarin dhe të krijojë marrëdhënie të dashura.
Sipas Dailymail, versioni i ri do të jetë rreth 30 cm dhe do fillojë të shitet në janar të 2018 me një kosto prej 1.750 dollarësh.