Sopranoja britanike, gati për një koncert në hapësirë
Një soprano britanike, Sarah Brightman, po bën përgatitje për të realizuar spektaklin më të rëndësishëm të jetës së saj: një koncert i drejtpërdrejtë nga hapësira. Këngëtarja 54-vjeçare do të niset shtatorin e ardhshëm për në Stacionin Hapsinor Ndërkombëtar, pasi kaloi testet e duhura që në vitin 2012 dhe pagoi shumën prej 49 milionë eurosh për këtë privilegj. “Trajnimi është i rëndë, nuk e mohoj që jo të gjithë e përballojnë dot këtë trajnim. Por po mësoj shumë edhe për veten dhe për atë çka jam e aftë të bëj”, thotë Brajtman. Ajo nuk e ka vendosur ende se cilat këngë do të zgjedhë për të kënduar, ndërkohë që orkestra do ta shoqërojë nga toka. Megjithatë Sarah po punon shumë me ish-bashkëshortin, kompozitorin e veprave të famshme “Macet” dhe “Fantazma e Operas”. Shumë mendojnë se një hit i vjetër i saj, me titull “Ma rrëmbeu zemrën një astronaut” mund të ishte zgjidhja e përsosur