Soros paditet me 550 milionë dollarë për financimin e drejtpërdrejtë të terrorit

Miliarderi George Soros është paditur me 550 milionë dollarë, pasi akuzohet se ka financuar drejtpërdrejtë në krijimin e trazirave civile në Dallas të Tekas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në korrik të këtij viti qyteti i Dallas ka përjetuar një sulm si asnjë tjetër. Dallas ishte sfondi për masakrën e papritur të 5 oficerëve, pas protestave të dhunshme nga grupi i zezakëve “Black Lives Matter”, (Jeta e zezakëve vlen)

“Aty është zbuluar se George Soros, miliarderi liberal ka financuar disa prej këtyre protestave duke i bërë ata të dhunshme. Kjo është një përpjekje e tij për të shkaktuar trazira civile sa më shumë të jetë e mundur,” është shprehur babai i një prej oficerëve të vrarë.

Enrique Zamarripa, është babai i një prej oficerëve të vrarë nga të shtënat me armë në Dallas. Patrik Zamarripa dha jetën e tij për të shpëtuar njerëzit që ishin nën sulm nga një person i armatosur.

Dhe tani Enrique ka ngritur një padi në të cilën pretendon se Soros dhe grupi “Black Lives Matter”, veçanërisht aktivisti Rashad Turner, kanë nxitur njerëzit në trazira. Enrique ka ngritur një padi në vlerën e 550 milionë dollarëve, kundër tyre, transmeton Syri.net.

“Unë dua drejtësi për djalin tim. Ai shërbeu 3 misione në Irak, ai ka mbrojtur vendin e tij dhe të gjithë. Pastaj ai dha jetën e tij për ta bërë këtë gjë. Kur njerëzit po largoheshin nga të shtënat e armëve, ai po ecte në drejtim të tyre,” ka thënë Enrique, shkruan websiti “End the Fed”.

Duke u kthyer mbrapa, më 7 korrik në Dallas, anëtarët e grupit “Black Lives Matter”, dolën në protestë kundër vrasjes së dy personave afro-amerikanë nga policia në Minessota dhe Luiziana. Aty, Micah Johnson hapi zjarr duke lënë të vrarë 5 oficerët.

Në mbështetje të grupit ‘Black Lives Matter”, përveç Soros thuhet se ka dalë edhe Partia Demokratike, ku vetë Hillary Clinton u ofroi atyre mbështetje të hapur.

Por ky grup ka vërtetuar se nuk bën asgjë tjetër veçse krijon trazira dhe shkakton dëme. Ata i vunë flakën një stacioni gazi në Milwaukee./Syri.net

SHKARKO APP