Sot 3 vjet pa Arbën Xhaferrin

Sot mbushen 3 vjet pa Arbën Xhaferrin, politikanin që me filozofinë e tij politik solli një frymë të re në skenën politike mbarëshqiptare.

Përveç se u dallua si politikan i zgjuar dhe intelektual i përmasave kombëtare, ai u dallua edhe për opusin e pasur të analizave e kolumnave politike, studimeve dhe shkrimeve publicistike, të cilat shquhen për thellësinë e mendimit dhe qasjen intelektuale.

Arbën Xhaferi u lind më 24 janar 1949 në Tetovë. Shkollën fillore dhe gjimnazin e kreu në vendlindje, kurse studimet në degën e filozofisë i kreu në Universitetin e Beogradit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qysh si student u dënua me burg për bindjet e tij politike, organizimin dhe pjesëmarrjen në demonstratat e Tetovës të vitit 19968, për çka u detyrua të kërkojë strehim më të sigurt dhe punë në Prishtinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga viti 1975 deri në vitin 1990 punoi në Radiotelevizionin e Prishtinës si redaktor përgjegjës i programit të kulturës.

Gjatë kësaj periudhe punoi si analist në të përjavshmet ,,Koha” dhe ,,Forum”, në disa media të tjera shqiptare dhe në botën e jashtme.

Në vitin 1993, Arbën Xhaferi u kthye në vendlindje, për ta vazhduar veprimtarinë e tij intelektuale dhe politike. Në vitin 1994 u zgjodh kryetar i Partisë për Prosperitet Demokratik të Shqiptarëve (PPDSH).

Gjatë konfliktit të armatosur të vitit 2001, Arbën Xhaferi dha një kontribut të veçantë, sidomos për nënshkrimin e Marrëveshjes së Prizrenit dhe arritjen e Marrëveshjes së Ohrit.

Qasja konstruktive e Xhaferit në atë kohë u përkrah nga faktori ndërkombëtar, duke e legjitimuar luftën e shqiptarëve dhe nisur kështu bisedimet që përfunduan me Marrëveshjen e Ohrit, për ndërrimin e konceptit monocentrik të shtetit.

Në zgjedhjet e parlamentare të 15 shtatorit të vitit 2002 Xhaferi kaloi në opozitë, por postin e kryetarit të partisë (PDSH) e mbajti deri në vitin 2007.
Mes tjerash, Arbën Xhaferi dha një kontribut të veçantë edhe për hapjen e Universitetit të Tetovës, duke u bërë pjesë e pandarë e drejtuesve të këtij universiteti, me nënshkrimin e aktit për fillimin e punës dhe shpalljen publike të tij, më 17 dhjetor 1994, si dhe pjesëmarrjen në delegacionet e përfaqësuesve të partive politike, asociacioneve jopolitike dhe drejtuesve të Universitetit të Tetovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në shkurt të vitit 1995 dhe qershor të vitit 1996. Abën Xhaferi ndërroi jetë në Tetovë, më 15 gusht 2012.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?