“Sot, 654 mijë familje paguajnë 23% më shtrenjtë energjinë elektrike”

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka deklaruar sot se 654 mijë familje paguajnë 23% më shtrenjtë energjinë elektrike në krahasim me 4 vite më parë.

Me anë të një postimi në faqen e saj në “Facebook”, Tabaku shprehet se përveç familjarëve, energjinë po e paguajnë më shtrenjtë edhe bizneset duke rritur automatikisht çmimin e shërbimeve apo produkteve.

Deputetja demokrate shton se PD ofron në programin e saj 300 KW falas për çdo familje si dhe uljen e TVSH-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Statusi i plotë i Jorida Tabakut:

Swiss Digital Mobile Reklama

Ulje e çmimit të energjisë

Sot, 654 mijë familje paguajnë 23% më shtrenjtë energjinë elektrike; katër vjet më parë familjet paguanin 9.24 lekë/kilovatorë ndërsa sot paguajnë 11.4 lekë/kilovatorë. Secili prej nesh paguan 0.082 euro/KWH energji elektrike pa taksa, më shumë se sa çdo vend tjetër i rajonit përjashto Malin e Zi.
Një biznes vendas paguan sot 20% më shumë për energjinë elektrike se sa në vitin 2013, duke rritur automatikisht çmimin e shërbimeve apo produkteve.

Një biznes paguan sot mesatarisht 13.6 lekë/kilovatorë nga 11.4 lekë/kilovatorë. 2600 shqiptarë u arrestuan nga policia e shtetit sepse e kishin të pamundur pagesën e çmimit të rritur të energjisë elektrike.

Partia Demokratike ofron në programin e saj 300 KW falas për çdo familje, uljen e TVSH-së në 15% që do të sjellë edhe uljen e çmimit të energjisë jo vetëm për familjet por edhe për bizneset. Vota për Partinë Demokratike është për t’i dhënë fund një herë e mirë çmimeve të larta, taksimit të pandershëm dhe logjikës së të bërit shtet në kurriz të qytetarëve të ndershëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?