Sot 77-vjetori i krijimit të NATO-s, urimi i Begajt: Një nga arritjet më të rëndësishme…
Presidenti i Republikës Bajram Begaj, uroi sot NATO-n në 77-vjetorin e krijimit të saj me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“Prej 77 vitesh NATO është një nga arritjet më të rëndësishme të bashkëpunimit ndërkombëtar, një Aleancë e ndërtuar mbi besimin dhe solidaritetin për garantimin e lirisë, sigurisë dhe mbrojtjen e përbashkët.
NATO vazhdon të jetë simbol i unitetit dhe përgjegjësisë kolektive, duke mbrojtur vlerat demokratike dhe forcuar sigurinë Euroatlantike.
Prej 17 vitesh Shqipëria qëndron krenarisht si një anëtare e denjë në këtë familje, duke kontribuar për paqen, sigurinë dhe mbrojtjen kolektive. Rritja e buxhetit të mbrojtjes, si dhe kontributi aktiv në misione e operacione të NATO-s janë dëshmi e përkushtimit tonë të palëkundur ndaj vlerave të përbashkëta”, shkruan Begaj.
KOHA JONË SONDAZH

