Sot aksioni për ujin, zbardhet plani i qeverisë
Pas energjisë mandatin e parë, sot në orën 11:00 kryeministri Rama prezanton operacionin kundra vjedhjes se ujit. Report tv ka mësuar se operacioni do jetë me dy faza, së pari vetë rregullimi ku cdokush ka të drejtën të vëtëdisiplinohet duke shkuar dhe nënshkruar kontratë për konsumin e ujit dhe shkëputur lidhjet e paligjshme.
Faza e dytë që nis fillim vitin e ardhshëm është faza e forcës ku do bëhet verifikim derë më derë, kush kapet me vjedhje uji e shkelje ndërpritet furnizimi dhe procedohet. Operacioni do ketë fokus së pari institucionet dhe nëpunësit publike që duhet të jenë shembulli i parë.
Më pas bizneset dhe se treti konsumatorët familjarë. Duhet theksuar se ndryshe nga energjia, në këtë rast ujësjellësat administrohen nga bashkitë dhe suksesi apo dështimi bashkë me ndërhyrjen në terren do duhet të bëhen nga pushteti lokal.
Qeverisja qendrore do japë mbështetjen përmes organeve ligjzbatuese, do nxisë qoftë edhe përmes rregullimeve ligjore, monitorojë e kontrollojë pushtetin lokal në këtë operacion.