Sot dhe nesër reshje me intensitet të lartë në veri dhe jug të vendit

Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) ka publikuar parashikimin më të fundit mbi rrezikun nga përmbytjet, duke paralajmëruar reshje intensive dhe situata problematike në disa zona të vendit.

Sipas IGJEO-s, pasditen e sotme dhe ditën e nesërme priten reshje me intensitet të lartë, kryesisht në veri dhe jug të Shqipërisë. Qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër konsiderohen më të rrezikuarat, me mundësi për vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje dherash. Përmbytje të lokalizuara mund të shfaqen edhe në zonat urbane, si pasojë e mbingarkesës së kanalizimeve.

Për periudhën 4–8 janar 2026 parashikohen reshje intensive të vazhdueshme, që mund të shkaktojnë rritje të ndjeshme të niveleve ujore në lumenjtë Drin-Buna, Mat, Shkumbin dhe Vjosë, si edhe në Liqenin e Shkodrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve dhe institucioneve vendore të ndjekin njoftimet zyrtare dhe të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në zonat pranë lumenjve dhe përrenjve, ndërsa IGJEO njofton se do të vijojë me përditësime të mëtejshme në varësi të situatës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mund të jetë një imazh i plan dhe teksti që thotë "Buletini BULETINI RREZIQET NATYRORE Bulletin Qendra Kombetare rжceлииK 2026, 04-01-2026 Hazardsi Natyrore 12:00 PARASHIKIMI RREZIKUT NGA PERMBYTJET pasdite Shkodër, neBer ehënë, Gjirokastër kanalizimeve, urbane, 05) priten reshje llogaritjeve IGJEO sjellin rritje shfaqen probleme Vjosë, intensitet kryesisht shpejta lumenjvet përmbytje datave prurjeve PARASHIKIMI vendit. Në priten niveleve lumenjtë diel kryesisht Shkodrës, reshje Mat, Shkumbin nesër hënë, 05) priten reshje shumë intensive intensive lokalisht shumë intensive, ndërsa qark). pasdite diel, garqet dhe maksimale Shkodër. Lezhë shtrëngata dhe neser ajrit pritet Vlorë deri henë, arrijnë: 05) era pritet igeo fryjë mesatare deri fortë në bregdet dhe Gentlana veri. Instituti Gjeoshkencave- ILARTE"

Mund të jetë një grafik i harta dhe teksti

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?