Sot Halloween, disa nga koktejet më in (FOTO)

Sot është Halloween dhe për të gjithë ju që nuk keni plane, ne ju tregojnë si të përgatisni disa nga koktejet më të preferuar.

Milkshake me kungull

Përbërësit:

2 gota akullore vanilje

1/2 filxhan qumësht

1/4 filxhan krem pana

1 lugë gjelle ekstrakt vanilje

2/3 filxhan pure kungulli

Kanellë

Përgatitja

Shtojmë të gjithë përbërësit në një blender dhe i përziejmë. E hedhim milkshake në një gotë dhe sipër e spërkasim me kanellë. Gotën e zbukurojmë më topa shumëngjyrësh.

Zombie Coctail

Përbërësit

30 ml raki kajsie

30 ml rum

30 ml rum i errët

30 ml lëng limoni

1 portokall i shtrydhur

30 ml Bacardi

Përgatitja:

Hedhim rumin e bardhë, rakinë dhe rumin e zi në një gotë koktejesh dhe tundim mirë. Shtojmë lëngun e limonit. E hedhim në një gotë dhe shtojmë akull. Më pas hedhim lëngun e portokallit dhe bacardin. E zbukurojmë me një qershi dhe me një fetë portokalli.

Witch’s Hat Cocktail

Përbërësit

50 ml vodka e zezë

30 ml Chambord i zi

50 ml lëng qershie

Akull

Çokollatë e thërrmuar

Përgatitja:

Në gotën e përgatitjes të koktejeve hedhim akullin. Më pas shtojmë vodkën, chambordin dhe lëngun e qershive. I tundim për rreth 20 sekonda dhe më pas e hedhim në një gotë ku shërbehet Martini të cilën më parë i kemi lagur buzët dhe e kemi zhytur në çokollatën e thërrmuar për ta dekoruar.

[contact-form][contact-field label=”Name” type=”name” required=”true” /][contact-field label=”Email” type=”email” required=”true” /][contact-field label=”Website” type=”url” /][contact-field label=”Message” type=”textarea” /][/contact-form]

SHKARKO APP