Sot interpelancë me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro
Kuvendi do të zhvillojë sot seancën plenare në orën 10:00. Në rendin e ditës janë parashikuar dy interpelanca me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, të kërkuara nga deputetët Erisa Xhixho dhe Erald Kapri.
Po ashtu, do të zhvillohet një seancë pyetje-përgjigje me ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, e kërkuar nga deputeti Erion Braçe.
Seanca do të vijojë me shqyrtimin e disa projektligjeve, mes të cilave projektligji “Për shërbimin e jashtëm në Republikën e Shqipërisë”, si dhe ndryshime në ligjin “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë” dhe në ligjin “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”.
Gjithashtu, në rend dite është edhe projektligji “Për disa ndryshime në ligjin “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë””, si dhe dy projektvendime që lidhen me strukturën dhe pagat e personelit të përkohshëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Në rend dite është parashikuar edhe projektvendimi për caktimin e anëtarëve zëvendësues në komisionet e përhershme të Kuvendit.
KOHA JONË SONDAZH

