Sot, përvjetori i genocidit grek në Çamëri

Sot është dita e genocidit grek kundër popullsisë shqiptare të Çamërisë.

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë më 1994-n e votoi datën e 27 qershorit si dita e genocidit grek kundër çamëve.

Kjo datë u vu pasi më 27 qershor 1944 ushtria greke EDES e udhëhequr nga Napoleon Zerva dhe Mitropoliti i Paramithisë Dhorotheos hynë në Paramithi dhe filloi masakra ku u masakruan rreth 600 burra, gra dhe fëmijë.

Ky genocid zgjati deri në vitin 1945 ku u vranë rreth 3.000 shqiptarë të Çamërisë, u larguan me dhunë nga shtëpitë e tyre 30.000 dhe vdiqën rrugës për në Shqipëri si pasojë e plagëve, urisë dhe lodhjes rreth 2.500 të tjerë.

Kjo ditë përkujtohet çdo vit nga shqiptarët e Çamërise, shoqata ‘Çamëria’ dhe partia PDIU, e cila ka si pikë referimi pikërisht zgjidhen e çështjes çame.

SHKARKO APP