Spahiu: LSI, garante për numërimin e votave

Deputeti i LSI-së në Dibër, Përparim Spahiu e ka vlerësuar sot vendimin e Kolegjit Zgjedhor që i dha të drejtë LSI-së për numërimin.
“Përshëndes vendimin e Kolegjit Zgjedhor, LSI garante për numërim korrekt dhe për partitë e tjera!???”,- shkruan Spahiu në Facebook.
Edhe Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama ka komentuar vendimin e sotëm të Kolegjit Zgjedhor që i dha të drejtë LSI-së, për numëruesin e tretë të Grupeve të Numërimit të Votave.
“Drejtësia vonon, por nuk harron! Dhe tani të gjithë per te fituar edhe më 25 qershor duke votuar Nr. 1!”,- shkruan në Facebook, Luan Rama.
Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar sot vendimin e KQZ për ndarjen e numëruesit të tretë të zgjedhjeve mes LSI dhe PDIU. Kolegji ka vendosur që numëruesi i tretë të jetë i LSI-së, siç e përcakton edhe ligji. Avokati i LSI-së në Kolegj, Ylli Manjani tha se ky vendim e kthen procesin zgjedhor në shinat e ligjit. Vendimi i Kolegjit është i detyrueshëm dhe KQZ duhet të bëj zbatimin e tij.

SHKARKO APP