Spahiu: PS ka bllokuar postën, pensionistët e Bulqizës pa marrë pensionet

Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputet të LSI-së në Qarkun e Dibrës, Përparim Spahiu, ka reaguar në lidhje me një situatë të krijuar në Bulqizë.

Ai ka denoncuar faktin se qindra pensionistë nuk kanë marrë pensionin mujor. Sipas tij, shkak për këtë situatë është se ISSH nuk ka kaluar fondet te Posta. Akuza e Spahiut shkon për drejtorin e postës, që “një militant i PS-së, peshqeshi i “rilindjes rrumpallë”, thotë Spahiu.

“Më informojnë që në qytetin e Bulqizës qindra pensionistë nuk kanë marrë pensionin mujor me arsyen se ISSH nuk ka kaluar fondet tek Posta. Ky është peshqeshi i “rilindjes rrumpallë” kur e shkatërron administratën e Postës me drejtor militant të PS”, shkruan deputeti Përparim Spahiu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?