Spahiu: Pse PD deklaroi bojkotimin e Komisionit për Reformën Territoriale, por sot u tërhoq dhe do të bashkëpunojë me PS?

Juristi Kreshnik Spahiu thotë se Partia Demokratike nuk është e qartë në aksionin e saj politik. Ai komentoi debatet e sotme brenda grupit parlamentar të PD-së, lidhur me pjesëmarrjen ose në të përfaqësuesve të kësaj force politike në Komisionin për Reformën Territoriale. Po ashtu sipas Spahiut, PD kërkon ta përdorë bojkotin në Komisionin për Reformën Territoriale si alibi për humbjen në zgjedhje. Spahiu shtoi se me këto veprime të paqëndrueshme të opozitës, kryeministri Edi Rama po bëhet gjithmonë e më i fortë.

”PD në përgjithësi i ka të gjitha lëvizjet njësoj. Në fillim bën thirrje për bojkot, pastaj nuk bojkoton. Dhe pjesëmarrja në Komisionin e Reformës është pozitiv, por negative është që opozita hyn e papërgatitur.

Sot mund të marrësh në intervistë 1000 demokratë dhe asnjë prej tyre nuk të thotë se kush është alternativa opozitare për reformën territoriale që e çon opozitën drejt fitores. Rama vazhdon të jetë 10 hapa para, ndërsa këta as me pozicionin të marrin pjesë apo jo nuk janë të sigurtë. Thonë në fillim do bojkotojmë, pastaj thonë ditën e fundit se do të marrin pjesë.

Swiss Digital Desktop Reklama

PD sot e kësaj dite nuk e ka të qartë a i interesojnë komunat, apo i interesojnë bashkitë. A i interesojnë 60 bashki, 100 apo më tepër. PD bojkotin e mendon si një zgjidhje që po nuk mori pjesë kur të humbi mund të thotë që socialistët e bënë reformën në mënyrë të njëanshme. Rama rrezikon të fitojë përsëri zgjedhjet e pushtetit lokal në tavolinë, siç i ka votuar herët e tjera”,-tha Spahiu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?