SPAK nuk i dha leje Veliajt. Debate në mbledhje e këshillit bashkiak, Teliti: E nxorët nga dera e futët nga dritarja

Këshilli Bashkik në Tiranë po zhvillon mbledhjen për projekt-buxhetin e parashikuar për bashkinë për vitin 2026.

Mbledhja e drejtuar nga nënkryetarja Anuela Ristani nisi me debate, pasi anëtarët e opozitës kërkuan prezencën e kryebashkiakut Erion Veliaj, por kërkesa u rrëzua nga SPAK.

Dorjan Teliti kërkoi shpjegim për mënyrën e menaxhimit të kësaj bashkie.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Morët një vendim të njëanshëm, ku u bashkuam dhe ne, nxorët nga dera kryetarin e Bashkisë dhe e futët nga dritarja, a mund të diskutojmë sesi po menaxhohet kjo bashki? Çfarë do të ndodhë? A vendosëm pak kohë më parë ta shkarkonim bashkërisht?”, tha Dorjan Teliti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megi Fino i ndërpreu fjalën dhe iu drejtua nënkryetares Anuela Ristanit të niste me rendin e ditës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?