SPAK refuzon kërkesën e Këshillit Bashkiak të Tiranës që Veliaj të marrë pjesë fizikisht në mbledhje
SPAK nuk e ka miratuar kërkesën e Këshillit Bashkiak që Erion Veliaj të marrë pjesë fizikisht në mbledhjen që do të mbahet ditën e nesërme ku do të diskutohet për buxhetin 2026. Por nuk dihet nëse do ta lejojë kryebashkiakun që të marrë pjesë online në mbledhje.
Në kërkesën e firmosur nga 22 anëtarë socialistë thuhej se pjesëmarrja e Kryetarit të Bashkisë është një e drejtë funksionale e garantuar me ligj, e nevojshme për prezantimin e drafteve, buxhetit, raportimeve vjetore dhe çështjeve të administrimit të njësisë së vetëqeverisjes vendore.
KOHA JONË SONDAZH

