Spanjë, rriten infeksionet e reja nga Covid, shifra më e lartë e muajit qershor

Në 24 orët e fundit në Spanjë janë regjistruar 196 infeksione të reja nga koronavirusi. Sipas autoriteteve kjo është shifra më e lartë që nga data 3 qershor.

Rafael Manuel Ortí Lucas, president i Shoqatës Spanjolle të Mjekësisë Parandaluese tha se “Pjesërisht kjo ishte e parashikueshme, por ajo që na shqetëson është komuniteti që nuk i kushton vëmendje masave të sigurisë”.

Deri tani numri i përgjithshëm i rasteve të infeksionit në Spanjë është 247.086 për një total viktimash prej 28.327

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?