Specializimet në mjekësi, kuotat, tarifat e kriteret

14 nga Ministria e Drejtësisë; 15 nga Ministria e Mbrojtjes; 1 nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe 125 janë kuota të pambuluara. “Kandidatët nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe nga prefekturat e Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës, aplikojnë direkt në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë dhe u nënshtrohen të njëjtave procedura konkurrimi si dhe kandidatët shqiptarë brenda territorit të vendit. Pranimi i tyre në programin përkatës të studimit bëhet bazuar në kriterin e meritës, duke respektuar kuotat për këtë kategori kandidatësh”, cilëson mes të tjerash VKM-ja në fjalë. Duke sqaruar më tej se studenti transferohet nga programe specializuese afatgjata të akredituara, të ofruara nga institucione të akredituara dhe licencuara në vendin përkatës, në programe të njëjta ose të ngjashme specializimi afatgjata, deri në vitin e dytë të programit përkatës specializues. “Aplikojnë për programe studimi specializuese afatgjata të gjithë kandidatët që kanë fituar të drejtën e ushtrimit të profesionit në Shqipëri, sipas përcaktimeve në rregulloren përkatëse të specializimeve afatgjata në fushën e mjekësisë. 

Pranimet e studentëve në këto programe,  në numrin përkatës të kuotës së përcaktuar në këtë vendim, bëhen sipas përcaktimeve në udhëzimin përkatës të ministrit të Arsimit, rregullores së specializimeve afatgjata në fushën e mjekësisë, të miratuar nga ministri i Shëndetësisë dhe ministri i Arsimit si dhe akteve ligjore e nënligjore në fuqi. Kuotat e paplotësuara rishpërndahen me urdhër të ministrit të Arsimit”, shtohet gjithashtu në këtë VKM. Për të përfunduar me faktin se tarifa vjetore e shkollimit për studentët që ndjekin programet specializuese afatgjata në fushën e mjekësisë, është 115.000 lekë. “Studentët e shpallur fitues paguajnë menjëherë, në llogarinë e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, 30% të tarifës vjetore të shkollimit. Këstet e tjera arkëtohen sipas rregullores së miratuar nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë”, përfundon VKM-ja.

SHKARKO APP