Spektakël dritash në Kullën Eiffel

Ikona e Parisit, kulla “Eiffel” festoi të enjten faktin që është vizituar nga 300 milionë persona, që prej hapjes për publikun në vitin 1889.

Në çdo kat të kullës më të vizituar në botë, ishin organizuar koncerte, e në fund një spektakël dritash shumëngjyrëshe.

E njohur ndryshe edhe si “dama e hekurt”, kulla 324 metra e lartë është ngritur e fortë dhe kryelartë, duke i rezistuar luftrave e katastrofave të shekullit të XX.

Swiss Digital Desktop Reklama

Atë e vizitojnë çdo vit rreth 7 milionë vetë nga e gjithë bota, e çdo mbrëmje ndizet e gjitha nga 20 mijë drita.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?