Spektakël në Holandë, Utrecht me 12 lojtarë ndaj Ajaksit

Kampionati holandez dhuron spektakël, në fundjavë. Spektakli nuk erdhi loja, apo gola pas ndeshjes mes Utrecht dhe Ajaksit përfundoi në barazim 1-1. Por Utrecht luajti me 12 lojtarë, dhe as ky fakt nuk e ndihmoi për t'u imponuar në sfidën e javës së 29 të Eredivisies kundër Ajaxit që u mbylli ndeshjen në barazim 1-1. Më shumë se një strategji, ishte një keqëkuptim mes arbitrave të ndeshjes dhe stolit të Utrecht fakti që ekipi luajti për disa momente me një lojtar më shumë. Gjatë sfidës, Edouard Duplan u dëmtua duke dalë jashtë fushës për të marrë ndihmën e parë dhe në këtë moment trajneri hodhi në fushë australianin Tommy Oar.  Deri këtu gjithçka është normale por e bukura vjen më pas sepse Duplan u ngrit në këmbë duke u rikthyer në fushë pa e vënë re se tashmë ndeshja e tij kishte përfunduar. Arbitri nuk e vuri re rikthimin e tij në fushë për disa çaste por e korrigjoi gabimin duke nxjerrë nga fusha lojtarin francez. Një moment ky që ndikoi edhe në humorin e futbollistëve dhe tifozëve, të cilët nuk arritën t’i frenonin të qeshurat për këtë episod të pazakontë. Si për ironi, nga 12 lojtarë që luajtën disa minuta për Utrecht, kjo skuadër u detyrua ta mbyllte ndeshjen me 10 lojtarë pasi në minutën e 87’, Ramon Leeuwin la fushën e lojës për shkak të një kartoni të kuq.

SHKARKO APP