Spiropali: LSI na uron ditëlindjen duke na sharë

Elisa Spiropali ka reaguar pas urimit që i ka bërë Luan Rama, Partisë Socialiste.

“Po postoj këtë postim të Luanit që në emër të forcës së pa(pa)rë na uron ditëlindjen e partisë duke na sharë. Është vërtetë e pa(pa)rë kjo forcë që s’ka limit në paparësinë e saj dhe Luani e mishëron atë me të gjithë maçokërinë e tij, sa herë shfaqet për t’i vënë pikat mbi “i”?

Sa thotë njeriu me këta, po mirë si ka mundësi, bum të habisin me një tjetër çudi dhe pa fjalë të lenë me të tyren pafytyrësi. Nuk e di si i bëhet vërtet me këta të pa(pa)rë, që edhe priftin edhe hoxhën i bëjnë me barrë, kur u preket një fije a gram lënda e parë. Po një gjë e di me siguri, që veç populli mund ta bëjë atë mrekulli, që forca e pa(pa)rë te shkojë ne shtëpi, po jo me jo, aman jo në qeveri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Luanit s’kam ç’i them, thotë ç’i thonë, ata që janë helm, ku e kanë gjithë populli e di, dhashtë Zoti t’u japë mësimin e tij?”, shkruan Spiropali.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?