Spiropali me krerët e partive kryesore parlamentare: Krah për krah për sigurinë kombëtare
Gjatë vizitës së saj zyrtare në Prishtinë, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u takua me drejtuesit e partive kryesore parlamentare në Kuvendin e Kosovës, Kryetarin e PDK-së Bedri Hamza, Kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku dhe Kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ministrja përgëzoi kontributin konstruktiv të partive politike në krijimin pa vonesë të institucioneve të reja duke vlerësuar stabilitetin institucional të Kosovës, si interes të përbashkët.
“Me Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ramushi ka qenë një prej zërave të fortë dhe të qartë të orientimit euroatlantik të Kosovës – në momente të vështira dhe në faza vendimtare për shtetin.
Folëm për përgjegjësinë që kanë forcat politike sot: të garantojnë stabilitet institucional, të forcojnë partneritetin strategjik Shqipëri–Kosovë dhe të avancojnë më tej integrimin euroatlantik të rajonit tonë.
Siguria mbetet boshti themelor i këtij vizioni. Roli i NATO-s në Kosovë dhe koordinimi i vazhdueshëm me aleatët janë garanci për paqen dhe stabilitetin afatgjatë.
Shqipëria dhe Kosova duhet të punojnë krah për krah për sigurinë kombëtare, aleancat strategjike dhe konsolidim ndërkombëtar”, shkruan Spiropali në një postim në rrjetet sociale.
KOHA JONË SONDAZH

