Spiropali në fund të grupit dhe 2 tensione me Ramën, detaje nga mbledhja me dyer të mbyllura

Në një takim maratonë, kryeministri Edi Rama mblodhi në Pallatin e Brigadave deputetët socialistët dhe ministrat e kabinetit të tij. Fokusi ishte tek puna parlamentare dhe çuarja përpara e projekteve në fusha të ndryshme. Para grupit socialist raportuan Arbjan Manziku, bashkëkryetar i Reformës Territoriale dhe Drejtoresha e Kadastrës Lorena Goxhobelli.

Edhe pse kishte kërkuar një debat në grup për mungesën e saj në seancën e imunitetit për Ballukun, një gjë e tillë nuk u zhvillua në mbledhjen e zgjeruar. ”A2CNN” tregon se dy momente përplasjeje janë regjistruar mes Kryeministrit Edi Rama dhe Elisa Spiropalit. Gjatë fjalës së drejtoreshës së Kadastrës, Spiropali ndërhyri duke kërkuar më shumë respekt për deputetët. Në atë moment, Rama reagoi menjëherë, duke i kërkuar të pushojë dhe të mos ndërhyjë.

Një tjetër episod ndodhi më vonë, kur Spiropali po përdorte telefonin. Kryeministri i tërhoqi vëmendjen, ndërsa burimet bëjnë me dije se reagimi i saj erdhi përmes mimikave, duke reflektuar qartazi pakënaqësi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?