Spiropali në Komisionin e Venecias: Dhanë opinione që mbrojnë kushtetutën e Shqipërisë
Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka ndarë fotot nga pjesëmarrja e saj në sesionin plenar të 141-të të Komisionit të Venecias.
“Me ftesë të Komisionit të Venecias, mora pjesë në sesionin plenar të 141-të të këtij Komisioni.
Mirënjohje për të gjithë anëtarët e këtij forumi prestigjioz, personalitete të shquar të së drejtës, të njohur botërisht, për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe konstruktiv me Kuvendin e Shqipërisë, në dhënien e opinioneve në mbrojtje të Kushtetutës, për fuqizimin e institucioneve dhe konsolidimin e vlerave demokratike”, shkruan Spiropali.