Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, prezantoi sot projektligjin për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë, një projektligj që sipas saj, hap një kapitull të ri për sistemin e diplomacisë shqiptare.

Gjatë prezantimeve në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme, si dhe në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, Spiropali theksoi se, ky është një ligj për integrimin europian, sepse vendos standarde më të larta profesionalizmi, meritokracie, transparence dhe koordinimi institucional, në një moment kur vendi ynë po përshpejton ritmin e negociatave të anëtarësimit në BE.

Projektligji për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë nuk është thjesht një përditësim teknik i një ligji ekzistues. Ai është një ndërhyrje reformuese, që lidhet drejtpërdrejt me objektivin strategjik të Shqipërisë: anëtarësimin në BE. Shërbimi i jashtëm është një nga instrumentet kryesore për ta çuar përpara këtë proces, për të ndërtuar besim tek partnerët dhe për ta përfaqësuar Shqipërinë si një vend serioz, i besueshëm dhe i përgatitur për anëtarësim. Projektligji ri është pikërisht përgjigjja ndaj kësaj nevoje: një riorganizim i thellë institucional dhe profesional, për ta përshtatur diplomacinë shqiptare me ambiciet e kohës së re dhe me kërkesat konkrete të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, deklaroi Spiropali.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministrja shpjegoi përfitimet konkrete që sjellin ndryshimet e propozuara për të gjithë: duke nisur nga qytetarët shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, tek shoqëria civile, biznesi, diplomatët dhe vetë institucionet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?