Spiropali: Salianji të paguajë por më vjen keq se…

Perceptimi publik, kur dëgjon të tilla akuza, balanca shkon nga ana e denoncuesit, sepse fillon të besojë se të tilla skenare ndodhin. Kjo krijon një kosto politike. Qeveria është nën presionin e akuzës, ende të paprovuar por që gjithsesi krijon një kosto politike. Elisa Spiropali, e ftuara e radhës në emisionin “Top Talk”, ku ka theksuar se baltosjeve dhe shpifjeve duhet t’u vijë fundi, sikurse edhe t’u nxirret fundi.

“Kjo synon të rrënojë hapësirën publike. Këtu bëhet fjalë për besueshmërinë e politikës, që nuk është një profesion kriminal, siç po duan ta paraqesin. Nuk është baltosje, as shpifje e deformim. Politika është një mjet për të ndryshuar të ardhmen, një mënyrë për të bërë më shumë punë dhe një mjet për të arritur qëllime të larta. Ky është themeli i çdo marrëdhënieje politike”, tha Spiropali, edhe pse kjo në fakt është parimore.

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji mund të shkojë në burg, nëse provat që ai përcjell publikisht janë të pavërteta; ose jemi në momentin kur kreu i grupit parlamentar socialist dhe të tjerë mund të shkojnë në burg.

“Unë jam dakord me ju, dikush duhet të paguajë deri në fund. Duhet të përgjigjet për faktin që e ka bombarduar opinionin publik me këto fakte të rënda. Mua më vjen keq për deputetin Salianji, pasi e para është një deputet i ri. Unë do të doja që përballë të kishim deputetë të ri që garojnë me ide dhe alternativa, të cilët janë pjesë e ndryshimit edhe brenda forcave të tyre politike. Por që një deputet i ri, apo kushdo tjetër, të përfshihet në një ngjarje të tillë kaq të rëndë, atëherë dikush duhet të përgjigjet. Kësaj ngjarje i duhet shkuar deri në fund, në mënyrë që në të ardhmen, askush të mos guxojë më të luajë në terrenin e deformimeve kaq të rënda, por të garojë me ide dhe vizion”, tha Spiropali.

SHKARKO APP