Spiropali takim me nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike: Shqipëria trajtohet si aleate e besueshme
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka zhvilluar një takim me nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike, Allison Hooker, përgjegjëse për marrëdhëniet politike të SHBA-ve me aleatët në mbarë botën gjatë vizitës së saj në Uashington.
“Në Washington zhvillova një takim përmbajtësor me Nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike, Allison Hooker, përgjegjëse për marrëdhëniet politike të SHBA-ve me aleatët në mbarë botën.
Folëm për çështjet që prekin drejtpërdrejt interesat e Shqipërisë: sigurinë në kuadër të NATO-s, stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, si dhe hapat konkretë për thellimin e partneritetit ekonomik e strategjik mes dy vendeve, si garanci që zëri i Shqipërisë dëgjohet aty ku merren vendimet.
Shqipëria sot trajtohet si një aleate e besueshme, që qëndron krah partnerëve të saj dhe kontribuon realisht për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.
Partneriteti ynë me SHBA-të nuk është çështje protokolli apo fotografie. Është një marrëdhënie e ndërtuar mbi interesa, vlera dhe përgjegjësi të përbashkëta”, shkruan Spiropali në një postim në rrjetet sociale.
KOHA JONË SONDAZH

