“Spitalla 2″ shpallet zonë e lirë ekonomike

Qeveria vendosi në mbledhjen e saj shpalljen e zonës ekonomike, me statusin “Zonë e lirë”, të territorit me sipërfaqe 22 ha, pjesë e zonës kadastrale nr.8517, në përbërje të së cilës janë parcelat me nr. pasurie 148/6 dhe nr.149/1, në Spitallë 2, Durrës.
 
Sipas vendimit, lloji i veprimtarisë, që do të zhvillohet në këtë zonë, është:
 
– veprimtari prodhuese, përpunimi dhe agropërpunim;
– veprimtari tregtare, import-eksport;
– shërbime dhe magazinim mallrash;
– veprimtari ndihmëse.
 
Periudha e funksionimit të zonës është 35 vjet.
 
Procedura e përzgjedhjes së zhvilluesit të zonës së lirë të bëhet në zbatim të rregullave dhe procedurave konkurruese, të përcaktuara në ligjin nr.125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar.
 
Ngarkohen Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

SHKARKO APP