Sporti shqiptar infektohet edhe në Baku 2015, boksieri Zeneli kapet me doping

Turpërohet sërish sporti shqiptar në garat ndërkombëtare. Adoleshenti shqiptar i boksit, Rexhildo Zeneli rezulton pozitiv në testet doping “Baku 2015”. Sportisti shqiptar duhet të garonte nën peshën 60-kg këtë të premte, por është pezulluar pasi u kap me substanca të ndaluara.  Substanca “diuretic Furosemide”, një substancë e ndaluar nga Agjencia Anti-Doping, pretendohet se i është kapur gjatë testit sportistit shqiptar pas një kontrolli para garave. – “Zeneli, një boksier nga Shqipëria, rezultoi pozitiv në testet anti-doping. Testi u krye më 13 qershor 2015 teksa sportisti merrte pjesë në Lojërat Europiane 2015, mbajtur në Baku,” – thuhet në deklaratën e Komitetit Olimpik Europian.  – “Shembulli i është dërguar edhe laboratorit të ËADA në Seibersdorf, Austria, për analiza.”  Skandali i doping ka prekur edhe Peshëngritjen Shqiptare pak kohë më parë.  Daniel Godelli, Romela Begaj e Hysen Pulaku janë përjashtuar pas skandalit doping.  

SHKARKO APP