Standard & Poor’s: Greqia shpall falimentimin këtë javë

Agjencia e vlerësimit të ekonomisë, Standard & Poor’s ka publikuar një raport lidhur me krizën e thellë në të cilën ndodhet Greqia duke theksuar se ajo mund të shpallë falimentin këtë javë.

Standard Poor’s shton se Greqia po shkon drejt një recesioni të thellë sdhe ajo mund të shpallë falimentin si pasojë e pagesës ndaj borxhit.

Ndërkohë, gazeta greke Kathimerini raporton se burime nga Brukseli thonë se 16 nga 18 vendet e tjera të Eurozonës janë në favor të lënies jashtë të Greqisë nga Euro.

Gjithashtu, agjencia thekson se ristrukturimi i borxhit duhet të jetë pjesë integrale e negociatave mes BE dhe Greqisë. 

 

SHKARKO APP