Starton edicioni i 5-të i festivalit të muzikës së dhomës “Different Trains”

Vodafone Albania sponsor gjeneral i Festivalit

Mbrëmja e së Martes çeli siparin e edicionit te 5-të të festivalit “Diferent Trains”,  me një koncert fantastik në Universitetin e Arteve ku artistët e mirënjohur në vend dhe botëAdmir Doci, Amelie Chemin, Fatjon Hoxholli, Paolo Pandolfo luajtën për publikun pjesët më të famshme të Mozart , Bethoven dhe Fauré

Ashtu si çdo vit, “Different Trains Festival” mbledh sëbashku artistë të mirënjohur Shqiptarë dhe të huaj për të performuar pjesë të famshme nga  reportori i muzikës klasike. Ky vit sjell në skenë muzikantët Shqiptar Admir Doci, Fation Hoxholli, Joel Bildo, Marin Gjollma, Hindenburg Leka, Vloren Xhafaj, Xhoan Shkreli, si edhe artistet e huaj Paolo Pandolfo dhe Amelie Chemin.

Në këtë edicion të 5-të, i cili gjen sërish mbështetjen e kompanisë Vodafone Albania si sponsor gjeneral, publiku artdashës do të shijojë tingujt e muzikës nga artistë brilantë të muzikës klasike në datat 17 dhe 23 Maj në Universitetin e Arteve si dhe në mbremjen finale të26 Majit në Galerine Kombetare te Arteve

“Diefferent Trains” tashmë një ngjarje artistike e kthyer në traditë, i jep mundësinë artistëve Shqiptarë dhe të huaj të ndajnë me publikun vendas kryevepra të pashtershme dhe të famshme muzikore të cilat sjellin atmosferë të veçantëdhe të paharrushme në të gjitha ditët e këtij festivali.

SHKARKO APP