“Statusi i minatorit”, Konfindustria: Pasoja në ekonomi, 4 arsye pse s’duhet të miratohet projektligji
Lajme E Shtunë, 17 Korrik 2021 07:06
Projektligji “Për statusin e minatorit” e iniciuar nga një grup deputetësh nuk duhet të miratohet, sipas Konfindustria, pasi drafti i paraqitur në Kuvend është i pazbatueshëm, si dhe prodhon pasoja të rënda në zhvillimin e industrisë minerare dhe ekonomisë së vendit.
Sipas Konfindustria përmbajtja e projektligjit:
- Bie ndesh drejtpërdrejt me ligjet në fuqi, deri edhe vetë Kushtetutën e Shqipërisë;
- Shkel kontratat ligjore të lidhura ndërmjet kompanive minerare dhe shtetit, duke rrezikuar përballjen në gjykatë;
- Është teknikisht i pazbatueshëm në praktikë;
- Prish funksionimin e tregut të punës dhe shkakton kosto të renda financiare për biznesin si dhe vetë buxhetin e shtetit. Kompanitë minerare do të kenë një rendim të drejtpërdrejtë kostosh prej të paktën 7 milion dollar në vit si dhe buxheti i shtetit më shumë se 15 milion dollar në vit, duke ulur ndjeshëm konkurueshmërine në tregjet ndërkombëtare të mineraleve shqiptare, si dhe duke rrezikuar deri në falimentim të sektorit dhe shtim papunësie dhe probleme sociale.