Stërnipi i Skënderbeut, te varri i Heroit Kombëtar në Lezhë

Një pasardhës i Kastriotëve, arbëreshi Loris Castriota Skanderbegh, ka vizituar vendvarrimin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu në Lezhë.

I ndodhur në Shqipëri si pjesë e takimit të diaspores, arbëreshi nuk shmangu dot nderimin mbi varrin e paraardhësit të tij. Ai thotë së është mëkat që Europa nuk e njeh rolin e Skënderbeut e aq më shumë rëndësinë që i ka dhënë bashkimit të saj.

“Është mëkat që Europa perëndimore nuk e njeh mirë rolin e Gjergj Kastriot Skënderbeut. Duhet që ajo ta njohë akoma më shumë rëndësinë që ka patur Shqipëria dhe heroi i saj Gjergj Kastriot Skënderbeu në bashkimin e Europës. Për këto arsye Shqipëria duhet të jetë pjesë e Europës me krenari të madhe dhe duhet të mbështetet si një vend me rëndësi të madhe”, u shpreh Loris Castriota Skanderbegh.

Historia e heroit kombëtar dhe ajo e Shqipërisë janë një shembull që sipas Loris duhet të shërbejë për të qenë të bashkuar në arritjen e objektivave që ka toka shqiptare.

Shpresoj që ky emër të jetë përherë një shembull për të ecuar të bashkuar në objektivat që Shqipëria do të arrijë. Është një mënyrë për t’u ndjerë krenarë përballë gjithë Europës, Shqipëria ka një histori të madhe dhe të gjithë duhet ta njohin atë”, shtoi ai.

Gjatë mbrëmjes, pasardhesi i heroit tonë kombëtar, arbereshi Loris Castriota Skanderbeg është takuar edhe me kreun e bashkise së Lezhes Fran Frrokaj, ndërsa është diskutuar mbi mundësite e tërheqjes së vizitorëve dhe turistëve drejt Lezhës.

SHKARKO APP