Stilistja më e mirë e… të vdekurve (FOTO)

Rino Terai, fitoi konkursin në ekspozitën më të madhe funerale në Japoni. Kjo ekspozitë ka të bëjë me ritualet “Shinto”, e përqendruar në veshjen e të vdekurve, e kjo për të pastruar shpirtrat e tyre përpara se të nisen në botën tjetër.

23-vjeçarja mundi tre finalistët e tjerë në garën e së enjtes. Veprimtaria feston artin e pastrimit të shpirtrave të trupave të vdekur, sipas fesë etnike japoneze të Shintout.

Pas garës rituale, Terai tha se: “Praktikohesha çdo ditë për t’u përgatitur për këtë konkurs. Kam parë video dhe kam pyetur veten, a duket e bukur kjo? A po e trajtoj të ndjerin me dashamirësi?”

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas ritualit “Shinto”, thuhet se shpirti është i papastër pas vdekjes. Procesi i veshjes së një trupi, zakonisht ndodh vetëm para të afërmve. Ka kërkesa të mëdha për ndërmarrjet në Japoni për shkak të popullsisë së vjetër në vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

Finalistët u gjykuan se sa mirë i veshnin trupat pa zbuluar shumë lëkurën. Sigurisht që nuk ishin trupa të vdekur, por vullnetarë të gjallë të shtrirë në dyshekë. Tre gjyqtarët vunë re përpjekjet e tyre mbi procesin e veshjes. Akane Matsuda, e cila vëzhgoi garën, tha: “Lëvizja e duarve të tyre ishte me të vërtetë e bukur”.

R.SH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?