Strategjia e Kinës: Investime në mbarë botën

Investimet e huaja direkte jashtë Kinës po rriten me hapa gjigandë, të nxitura nga strategjia ekonomike e vetë Pekinit

Nga Shannon Tiezzi

Investimet e huaja direkte jashtë Kinës (IHD) në pesë muajt e parë të vitit 2015, u rritën gati me 50 përqind, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2014, tha një zëdhënës i Ministrisë kineze të Tregtisë javën e kaluar.

Sipas Shen Danyang, cituar nga e përditshmja “People’s Daily”, investimet jo-financiare të Kinës në tregjet e huaja arritën në më shumë se 278 miliardë Rimbi ose 45 miliardë dollarë nga janari deri në maj të këtij viti- ose më shumë se 47.4 përqind nga e njëjta përiudhë e një vitit mëparë.

Investimet totale të huaja të Kinës, kanë pësuar një rritje marramendëse gjatë 10 viteve të fundit, duke u ngritur nga shuma modeste prej 5.5 miliardë dollarësh në vitin 2004, me 101 miliardë dollarë në vitin 2013, në bazë të Agjensisë së Kombeve të Bashkuara për Tregti dhe Zhvillim.

Kohët e fundit, tendenca e zgjerimit të këtyre investimeve, është shoqëruar me rënien e normavetë brendshme të investimeve, në një kohë që edhe rritja ekonomike e Kinës ngadalësohet.Kjo e ka çuar Ministrinë e Tregtisë, të parashikojë se Kina do të jetë “një vend i investimeve jashtë vendit” në vitin 2016.

Nxitja e investimeve të huaja direkte, është kryesisht duke u nxitur nga ndërmarrjet shtetëroretë Kinës, të cilat përbëjnë 70 përqind të këtyre lloj investimesh jashtë Kinës. Qeveria qëndrore ka urdhëruar kompanitë shtetërore për të “qenë globale”, duke u premtuar mbështetje financiare për të inkurajuar investimet e jashtme. Kjo politikë, duket se po jep frytet e veta.

Investimet kineze, në mënyrë të dukeshme kanë shënjestruar rajone të caktuara mbi të tjerat. Investimet e huaja direkte të Kinës “panë një rritje të konsiderueshme” në Bashkimin Evropian, ASEAN (vendet e Azizë Juglindore), dhe Shtetet e Bashkuara, raportoi “People’s Daily”, ndërsa investimet në Japoni dhe Rusi, ishin përafërsisht të njëjta si gjatë pesë muajve të parë të vitit2014.

Investimet kineze në Australi, kanë pësuar në fakt një rënie gjatë së njëjtës periudhë, njëprovë kjo e mëtejshme se ndryshimi i Kinës për të reduktuar mbikapacitetin saj në sektorët e manifakturës (me një rënie shoqëruese të kërkesës për materialet e papërpunuara), mund të ndikojë në ekonominë e Australisë.

Destinacionet e preferuara të investimve kineze, flasin për qëllimet e Pekinit mbi kompanitë e saj shtetërore. Pekini dëshiron që ato të krijojnë terren në botën e zhvilluar, duke rritur vetëdijen e markës që bartin dhe reputacionin.

Kina gjithashtu, shpreson të përdorë investimet jashtë shtetit, për të rritur kapacitetet e inovacionit të kompanive vendase, çka është edhe arsyeja pse kompanitë kineze po derdhin para për kërkimin dhe zhvillimin në Shtetet e Bashkuara.

Firmat kineze “tanimë po përdorim kërkuesit në SHBA për të krijuar patenta, duke filluar nga një softuer i ri për infrastrukturën e internetit”-njoftoi të dielën Reuters. Në mënyrë të ngjashme, ka pasur një shtim të patentave të paraqitura nga kompanitë kineze, bazuar në studimet e kërkuesve gjermanë dhe japonezë.

Në vendet e ASEAN-it dhe Afrikës, investimet kineze vazhdojnë të reflektojnë një qasje më tradicionale – investime në infrastrukturë (duke përfshirë projektet e energjisë), minierave, dhe prodhimit. Projektet në miniera, ndërtim dhe sektorët e prodhimit llogariten të zenë rreth 62 përqind të totalit të investimeve të përgjithshme kineze në Afrikë në vitin 2013, sipas Institutit të Burimeve Botërore.

Gjithashtu, investimet e Kinës në vendet e ASEAN-it dominohen nga projektet e infrastrukturës (sidomos në energjitikë, e ndjekur nga transporti) dhe projekte në miniera, sipas Heritage Foundation.

Me shpalljen vitin e shkuar, të një fondi prej 40 miliardë dollarëve kushtuar ndërtimit të infrastrukturës përgjatë Rrugës së Brezit Ekonomik dhe Rrugës Detare të Mëndafshit, kompanitë kineze do të vazhdojnë të jenë të përfshira thellë në investime të ngjashme, si tek vendet e ASEAN-it, ashtu edhe në Azinë Qendrore.

Kina ka ende disa hapa për të ndërmarrë, kur është fjala për investimet jashtë vendit. Shtetet e Bashkuara kryejnë më shumë investime jashtë shtetit se çdo vend tjetër, në total 338 miliardë dollarë në vitin 2013. Japonia renditej e dyta më 135 miliardë dollarë, dhe Kina në vendin e tretë. Por në qoftë se numrat e Kinës, vazhdojnë të regjistrojnë një rritje dyshifrore, të nxitura nga politikat qeveritare, ajo së shpejti do t’ia kalojë Japonisë.

"The Diplomat" – Bota.al

SHKARKO APP