Stresi: Uroj të kem fatin e Fullanit

Prej gati një muaji, Stresi është i kërkuar nga polica shqiptare, pas arratisjes spektakolare që bëri nga Komisariati Nr.3. Duket se kjo nuk e ka penguar reperin që shpeshherë të jetë i pranishëm si në media, ashtu edhe rrjetet sociale. Foto, komente, por edhe premtime për një rikthim të shpejtë, janë ato çfarë na ka servirur këto kohë.

Në këtë intervistë për “Vip Pages”, këngëtari rrëfen se po kalon shumë mirë në Gjenevë të Zvicrës, ku dhe ndodhet aktualisht. Stresin në këtë aventurë e shoqërojnë miqtë më të afërt, që janë shpërngulur nga Tirana dhe po jetojnë me të. Shprehet optimist teksa e pyesim për çështjen e tij, duke thënë se shpreson që të ketë fatin e ish-guvernatorit Fullani dhe të shpallet i pafajshëm.

Nuk i mungojnë as femrat, me të cilat shpesh fotografohet i zhveshur. “Janë thjesht ‘one night stand'”, tregon për marrëdhëniet që ka krijuar jashtë Shqipërisë.

Krahas pamjes prej një ‘bad boy’, jemi mësuar ta shikojmë edhe shumë të afërt me familjen e tij. “Janë forca ime më e madhe, një shtysë për mua”, tregon ai teksa flet për ta.

SHKARKO APP